Shkenca - Për të vëzhguar ndyshimet në tru që mund të ndodhin gjatë rrugës për në planetin e kuq, studiuesit ekspozuan minj në rreze që permbajnë therminja të ngarkuara me energji, si ato që gjenden në rrezet kozmike. Dhe për fat të keq, ajo rezultoi se astronautët mund të vihen në rrezik nga rrezatimi hapsinore. Puna u botua në Parimet Shkencore këtë javë.
Pa magnetosferën mbrojtëse të Tokës, grimcat e ngarkuara me shumë energji nga rrezet kozmike – mbeturinat e shperthimit të fundit supernova padyshim do depertonin në çdo anije të nisur drejt Marsit. Për të gjetur se çfarë mund të ndodhë në trurin e njeriut gjatë një udhëtimi të tidhë nderplanetar, një ekip i udhëhequr nga Çarls Limoni nga Univerziteti i Kalifornisë, vendosi minj në rrugën e një rrezeje të vetme të një rrezatimit të lartë energjetik – të jonizuar krejtesisht me Oksigjen dhe Titan, në mënyrë të veçantë – në laboratorin e e Rrezatimeve hapsinore të NASA-s në Brookhaven Nation Laboratory. Ky është një nga llojët më të rrezikshem të rrezatimit në hapësirë që astronautët do perjetonin në një udhetim 860 ditorë, shpjegojnë Popular Mechanics. Ekipi gjithashtu i ekspozoi minjt edhe me një dozë rrezatimi që është e barabartë me atë të rreth gjashtë udhëtimeve deri ne Mars.
Minjt ishin të projektuar gjenetikisht që të përmbanin neurone me ngjyra të ndezura në mënyrë që ekipi të ishte në gjëndje për të parë ndryshimet në trurin e tyre. Gjashtë javë pas ekspozimit, minjtë e rrezatuar permbanin vetëm pak sinapse të degëzuara – degët e spikatura të neuroneve që transmetojne sinjale elektro-kimike. Grimcat e ngarkuara i thyen keto degë.
Për të parë se si veprojë kjo nderprerje e sinjalit transmetues në njohje, ekipi kreu teste për të mesuar kujtesën e minjve ne laboratoret e tyre. Ata i vendosen brejtësit në një kuti të mbushur me lodra, dhe pastaj pas nje cop kohe, ata nderronin lodrat apo i leviznin rreth minjve. Krahasuar me minjt e kontrollit, minjtë “astronaut” nuk ishin kurioz në situatat e reja, të papritura, dhe ata u bënë më të hutuar.
Në njerëz, këto ndryshime neuronale mund të pengojnë aftësitë e tyrë per të kujtuar informacione. “Ky nuk është një lajm pozitiv për astronautët që planifikojnë udhetime vajtje-ardhje trevjeçare në Mars.” thotë Limoni në një deklaratë per shtyp. Humbja e vetëdijes dhe perqendrimit mund të ndikoje në aktivitetin e misioneve, dhe ekspozimi ndaj ketyre grimcave mund të ketë pasoja negative afatgjata. Megjithatë, ky hulumtim nuk do të thotë se misionet e drejtuara për në Mars janë të pamundura. Ritja e mbrotjes në kostumet dhe helmetat e Astronautëve mund të arrijë mbrojtjen e trurit të tyre. Limoni dhe shkencëtarë e tjerë janë duke punuar në komponime farmaceotike që të pastrojnë radikalet e lira në mënyrë që të mbrojnë neurotransmetuesit.