Lopa gjigante e rracës "Belgian Blue"

Shkenca - Nëse kurrë në jetën tuaj nuk keni parë një lopë të llojit “Belgian Blue”, pamja e tyre mund të ju tremb. Është një racë e bagëtisë e cila njihet si lopë me shumë muskuj, e që disa dema këto veçori i kanë jashtëzakonisht të ekspozuara.
Arsyeja e këtij zhvillimi ekstrem të muskujve është një mutacion në një prej gjeneve të kësaj race e cila prodhon atë që njihet si ‘muskuj të dyfishtë’. Rezultati i këtij mutacioni është rritja e numrit të fibrave muskulore që zhvillohen.
Kjo, e kombinuar me mbarështim selektiv shtesë ka rezultuar në një kafshë trup jashtëzakonisht muzkuloz.
Ky mutacion është dokumentuar qysh në vitet e hershme të 1800-ta, por raca moderne e “Belgian Blue” është rezultat i mbarështimit intensiv selektiv dhe të programeve të ndryshme që kanë nisur në vitet e 1950-ta.
0 comments:
Post a Comment