Njerëzit nuk janë nga Toka

Shkenca - Njerëzit nuk janë nga Toka. Ata u vendosën këtu nga jashtëtokësorët miliona vite më parë, për “të vuajtur dënimin”.

Kështu pretendon ekologu amerikan Ellis Silver. Në librin e tij, “Njerëzit nuk janë nga Toka” (Humans are not from Earth) ai thotë se janë disa tregues fiziologjikë që shpjegojnë se njerëzimi nuk ka evoluuar përkrah specieve të tjera në Tokë.

Treguesi më tipik sipas tij është dhimbja e shpinës, që shkaktohet nga graviteti. “Ne kemi evoluuar në një planet me gravitet më të ulët, ndaj graviteti më i lartë në Tokë na shkakton dhimbje shpine”, thotë ai.

“Njeriu është specia më e zhvilluar në Tokë, megjithatë është gjithashtu edhe specia që është përshtatur më pak me këtë planet, që vuan më shumë sëmundjet pasojë e jetës në këtë planet si dhimbjet e shpinës, djegjet nga drita e diellit apo mospëlqimi i ushqimit natyror”, thotë ai në librin e tij.

Ndër të tjera, Ellis Silver, që mban edhe gradën doktor shkencash, flet edhe për foshnjet e porsalindur.

“Foshnjet e njeriut e kanë kokën shumë të madhe, cka shkakton vështirësi për nënën gjatë lindjes, madje deri në vdekjen e saj. Ky është një problem që e ka vetëm specia jonë në këtë planet dhe askush tjetër”, deklaron ai.

Dr. Silver beson se njerëzit nuk janë “projektuar” për të përballuar rrezet e Diellit në Tokë, sepse ata s’mund të qëndrojnë në diell për më shumë se 1 ose 2 javë, ndryshe nga lizardi, dhe s’mund të qëndrojnë të ekspozuar në diell cdo ditë pa patur asnjë problem.

Ai shpjegon edhe shkakun se përse njerëzit vuajnë nga sëmundje kronike në tokë, duke pretenduar se organizmi ynë është projektuar për një ditë 25-orëshe, ashtu sic është provuar nga studiuesit e gjumit, që sipas Silver, thonë se njeriu ka nevojë për më shumë gjumë.

“Ky nuk është një kusht modern. Të njëjtët faktorë, të njëjtat sëmundje mund të gjurmohen në gjithë historinë e njeriut në Tokë”, thotë ai.

Dr. Ellis sugjeron se origjina e njeriut mund të jetë nga Alpha Centauri, sistemi diellor më i afërt me sistemin tonë. Specie nga ky sistem, thotë ai, u hodhën në Tokë dhe u kryeqëzuan me Homo Erectus.

Ai thotë se shumë njerëz nuk ndjehen rehat dhe shpesh thonë që nuk i përkasin tokës. Kjo sugjeron, sipas tij, që njeriu mund të ketë evoluuar në një tjetër planet dhe është hedhur në tokë si specia superiore në krahasim me të tjerat që ndodheshin këtu.

Në përfundim, Dr Ellis Silver thotë se libri i tij më së shumti kërkon hapjen e një debati për këto teza të tij, se sa për t’u trajtuar si një libër shkencor.

0 comments:

Post a Comment