“Dielli po përgjumet”
Shkenca - Toka mund të përjetojë një miniepokë akullnajash. Shkencëtarët britanikë thonë se aktiviteti diellor është në nivelin më të ulët të 100 viteve të fundit. Kushtet e aktivitetit diellor, thonë shkencëtarët janë të përafërta me ato të vitit 1645 kur acari ngriu edhe lumin Tamis të Londrës. Pikërisht në këtë periudhë është shënuar edhe aktiviteti më i ulët diellor, periudhë kur shkencëtarët nisën edhe matjet e këtij aktiviteti.
Kjo është një situatë, të cilën ekspertët e agjensisë hapsinore amerikane NASA, në të vërtetë nuk e prisnin, pasi aktiviteti diellor ishte përllogaritur të ishte në kulmin e ciklit 11 vjeçar. Periudha 2013-2014 është edhe momenti kur aktiviteti diellor duhej të ishte në maksimum.
Por i ftohti i acartë, që përjetoi pjesa më e madhe e hemisferës veriore këtë vit, është e pashpjegueshme. Madje shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë nisja e një kthese rënëse të temperaturave të planetit. Brenda 40 vitesh, sipas tyre shanset janë që bota të përjetojë një tjetër periudhë si ajo e viteve 1640.
0 comments:
Post a Comment