Asteroidi 2000 EM26 me gjatësi 270 metra kaloi pranë Tokës (VIDEO)


Shkenca - Natën e datës 17 dhe 18 shkurt një asteroid gjigant do të kalojë shumë pranë Tokës. Por mos u shqetësoni, pasi asteroidi 2000 EM26 nuk përbën rrezik për planetin tonë.
Shkëmbi gjigant me gjatësi 270 metra do t’i afrohet Tokës me një distancë minimum prej tetë herë më të madhe se sa distance që na ndan nga Hëna.
Distanca është shumë e largët, por kalimi i tij pranë Tokës është klasifikuar si “potencialisht asteroid i rrezikshëm”. Ai do të jetë mjaftueshëm afër sa të monitorohet dhe të merret në studim nga teleskopët që ndodhen në Ishujt e Kanarinave.
Kalimin e tij pranë Tokës që do të ndodhë rreth orës 03:00 mund ta ndiqni videon në YouTube.

0 comments:

Post a Comment