Ushqimet që shkatërrojnë inteligjencën

Shkenca - Në çdo moment të ditës jemi të rrethuar nga ushqimi, që për hir të së vërtetës jo të gjitha ushqimeve ia dimë vlerat e tyre. Madje ka disa ushqime që “vrasin” inteligjencën ndonëse ngadalë, por me siguri.
Produktet dhe nënproduktet e sheqerit – Konsumimi i gjatë i sheqerit përveçse shton peshën trupore, dëmton edhe trurin, madje mund të vështirësojë kujtesën. Prandaj është mirë që të konsumohen produktet me nivel të ulët fruktoze.
Alkooli-Dihen efektet negative të alkoolit në organizimin e njeriut, ku më së shumti dëmtohet mëlçia, por është vërtetuar që alkooli shkakton edhe “mjegullim të trurit”, sepse përdoruesi i alkoolit kalon në një konfuzion mendor dhe i mpihet aftësia për të menduar e për të kujtuar. Për fat të mirë, këto simptoma hiqen fare lehtë, mjafton të mos konsumohet alkool në sasi të mëdha.
Produktet e fast-foodit, këto produkte të pasura me shumë yndyrna, kalori dhe kripë ndërhyjnë në tru duke shkaktuar ankth dhe depresionin. Gjithashtu këto produkte ulin aftësinë për të mësuar dhe për të qenë vigjilentë.
Ushqimet e skuqura ose të përpunuara , shkatërrojnë ngadalë qelizat nervore që gjenden në tru. Përveçse formulës “magjike” shmangni sa më shumë ushqimet e skuqura, por nëse disa ushqime nuk mund të shijohen të ziera, është mirë të zgjidhet edhe vaji i duhur, sepse ai i lulediellit është më toksiku, ndaj rekomandohet gjithmonë vaji i ullirit.
Ushqimet shumë të kripura- ndikojnë në presionin e gjakut dhe janë shumë të dëmshme për zemrën. Gjithashtu janë të dëmshme për inteligjencën, pasi konsumimi i ushqimeve shumë të kripura krijon varësi njësoj si drogat.
Proteinat e përpunuara- Mishi është burimi më i pasur me proteina të cilësisë së lartë, por duhet të shmangni përdorimin e proteinave të përpunuara, si: sallami apo salsiçet. Këto produkte nuk e ndihmojnë sistemin nervor.

0 comments:

Post a Comment