Uji në Tokë, para formimit të Diellit

Studiuesit thonë se uji mund të jetë përbërës i natyrshëm i reve të pluhurit dhe gazit nga të cilat formohet një sistem diellor.

Puna e shkencëtarëve u përqendrua në studimin e molekulave të ujit të siguruara nga oqeanet, kometat dhe meteorët. Në të tre molekulat u has një përqendrim i hidrogjenit me ekstra neutrone në bërthamën e tij, gjë e cila mund të shpjegohet vetëm me origjinën ndëryjore.
Kjo çoi shkencëtarët në përfundimin se të paktën një pjesë e ujit të Tokës ka origjinë para formimit të Diellit.
0 comments:
Post a Comment