Toka është goditur nga asteroide të dyfishtë 458 milionë vjet më parë

Shkenca - Para 458 milionë viteve më parë, Toka ishte goditur nga një asteroid i dyfishtë , duke lënë kratere të dukshme edhe sot që janë në Suedi, njoftuan sot shkencëtarët e hapësirës.

Ngjarja, ata thanë, mund të gjurmohet si "njëra prej katastrofave më të mëdha kozmike" në historinë e Sistemit Diellor - një përplasje e fuqishme në rripin e asteroideve, rreth 12 milionë vjet më parë.
Kjo goditje shkaktoi që asteroidi i madhësisë prej 200-kilometrash të prishej, dhe të shpërndahet në pjesë të mëdha të shkëmbinjve, disa prej të cilave më pas kaluan orbitën e Tokës. Dy nga këto pjesë u përplasën në det të cekët që mbulojnë një pjesë të Skandinavisë moderne sot, thuhet sipas studimit.
Me ngritjen e kores së Tokës, gjurmët e kësaj ngjarjeje qëndrojnë në Suedinë qendrore - krateri 7.5 km në Lockne, i vendosur rreth 20 km në jug të qytetit të Oestersund, dhe një tjetri prej 700 metrash në Malingen, aty pranë.
Studimi, i publikuar në revistën Science Reports, mbështet dyshimet e kahmotshme se këto kratere, vetëm 16 km larg njëra tjetrës janë të shkaktuara nga një "dubletë", një fenomen tepër i rrallë që shkaktohet nga asteroide të dyfishta që udhëtojnë në çifte. "Dubletat" paraqesin një temë shumë të debatuar të astrofizikës.
Ndikimi i asteriodëve binjak që ka ndodhur para 458 milionë vitesh besohet se ka qenë pjesë e një "dushi" të meteorëve që kanë prekur Tokën pas shpërbërjes së madhe në rripin kryesor të asteroideve.

0 comments:

Post a Comment